Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 09:19

Sekreti i lumturisë i është besuar shumë gjërave të vogla. Shumë çifte do të ishin të lumtur nëse do t’a dinin një gjë të tillë dhe për këtë mjafton vetëm pak vullnet i mirë.

Ekzistojnë korniza rëre që ndalojnë një mekanizëm qoftë të komplikuar e të fuqishëm. “Kokrrat e rërës” janë zakone të vogla, sjellje që njëri partner mund t’i ketë marrë dhe që partneri tjetër të mos i pëlqejë absolutisht.

Çdo femër ka manitë e saj të vogla që e ngacmojnë dhe e mërzisin një mashkull. Por femrat harrojnë se duhet të tolerojnë! Meshkujt zakonisht janë më të durueshëm, i kontrollojnë më mirë nervat, dhe jo rrallë herë tregohen më të përmbajtur e më të matur. Ata kuptojnë dhe bëjnë gjithçka për të kuptuar dhe ngushëlluar. Thjesht nevojitet pak vullnet i mirë dhe reciprocitet, e më pas të jeni të sigurtë që do ja dilni mbanë të zgjidhni çdo mosmarrëveshje.

Mos harroni se për të qenë i lumtur fjala bazë është të respektoni njëri-tjetrin dhe të keni besim të dyanshëm. (LajmeShqip.com)