Lajme Shqip Sunday, 08 April 2012 11:00

Shpeshherë midis miqsh është e vështirë të mbajmë sekrete, megjithatë janë disa gjëra që kurrë nuk duhen treguar. Vendosini vetes si objektiv përpara se të përfliteni.

1. Ndodh që të dashurohemi me njeriun e gabuar ose thjesht të simpatizojmë dikë që i përket dikujt tjetër. Në të tilla raste gjërat duhen mbajtur larg veshëve të miqve, sepse askujt nuk do t’i vinte mirë ta dëgjonte. Kini parasysh: gjërat duhen bërë formale vetëm pasi të keni verifikuar se vërtet keni diçka me personin në fjalë.

2. Kur nisni një dietë, bëni mirë ta mbani për vete. Madje kur t’ju pyesin, thoni se thjesht u dobësuat duke bërë ushtrime fizike ose lëvizje të shpeshta.

3. “One night stand” është diçka që mund t’i ndodhë çdokujt prej nesh, por e mira është që të mbetet një secret, sepse në të kundërt do të përfundojë vetëm një natë në “gojën e njerëzve”.

4. Eksperiencat tuaja në shtrat, edhe pse mund t’ju duket qejf t’i ndani me miqtë, duhet të kuptoni se duhen ndarë vetëm me partnerin. Ka një arsye përse quhet intimitet!

5. Disa pushime që nisen me miqtë, duhet të mbesin vetëm me miqtë që ju shoqërojnë. Mos gaboni duke ngatërruar grupet shoqërore me njëra-tjetrën dhe, akoma më keq, të dashurin me miqtë e tu!