Lajme Shqip Saturday, 03 March 2012 10:46

Nëse meshkujt dëshirojnë t’u pëlqejnë femrave dhe të korrin sukses në fushën e dashurisë, duhet të modelojnë sipas shijeve të tyre dhe t’u përshtaten kërkesave të tyre.

Femrat nuk do t’iu kërkojnë të hiqni dorë nga origjinaliteti juaj me qëllim për t’iu njësuar me këmbëngulje tipit të djalit në modë. Nëse do të ishte kështu, sakrifica do të ishte tepër e madhe dhe ju do të preferonit të hiqnit dorë prej tyre, sesa të hiqnit dorë nga personaliteti juaj.

Por në fakt, femrat i përçmojnë djemtë “standart”, që nuk kanë asnjë cilësi tjetër përveçse janë të azhornuar në mënyrë të plotë për çdo lloj marrëdhënie, por absolutisht pa origjinalitet e individualitet moral!

Femrat kërkojnë që një djalë, duke ruajtur origjinalitetin e temperamentit, të inteligjencës, të shijeve të tij, të dijë të inkuadrohet në kornizën e një karakteri modern të përsosur. Ëndrra e tyre, sot, është kjo: një djalë që dallohet fare mirë nga të tjerët, por që i përgjigjet në të njëjtën kohë të gjitha kërkesave të të dashurit perfekt, siç e kuptojnë dhe konceptojnë ato:

1- Të jesh mashkull.
2- Të jesh elegant.
3- T’i trajtosh femrat me lirshmëri.
4- Të jesh spontan.

(LajmeShqip.com)