Lajme Shqip Tuesday, 01 May 2012 13:31

Fituesi i çmimit Oscar, aktori Sean Penn ka marrë ‘Çminin e Paqes 2012′ në Çikago për ndihmën e tij në Haiti, pas tërmetit tragjik të Janarit 2010.

‘Është një frazë retorike e di, por kam besim dhe ndihem i nderuar. Po dridhem dhe kjo ndjesi më pelqen’- ka thënë Penn teksa ishte në skenë me Dalai Laman dhe ish-presidentin polak Lech Walesa.

Peen në emocione e sipër shfrytëzoi rastin për t’i bërë thirrje njerëzve që të ndihmojnë Haitin, pasi sipas tij ata njerëz kanë nevojë qoftë për ndihmë materiale ashtu edhe për suport moral.

‘Ne duhet t’i japim ndihmë dhe kurajo pollullit të Haitit’- tha ai. Duke theksuar: ‘Nuk ka njerëz në tokë më të gatshëm për të përballur me forcat e tyre fatkeqësitë’. Aktori është i pari personalitet me origjinë jo nga Haiti që do të emërohet si ambasador i këtij vendi.