Lajme Shqip Tuesday, 16 August 2011 15:12

Media të ndryshme shqiptare kanë njoftuar se Alketa Vejsiu ka qenë ajo që ka blerë të drejtat për të sjellë spektaklin “X-Factor” në Shqipëri.

Në këtë garë të fortë, në konkurencë Alketa ka patur televizionet më prestigjioze shqiptare si Top Channel, Vizion Plus, Albanian Screen, etj. Por asnjë nga konkurentët nuk ka qënë aq i fortë sa të ofrojë 80 mijë euro për blerjen e kësaj patente!

Sigurisht që të qënit një moderatore me shumë eksperiencë, dhe jo vetëm kaq, por edhe një këngëtare, Alketën e ka ndihmuar shumë ky fakt për t’i besuar këtë patentë. Por nuk majftojnë vetëm këto, por edhe përkrahja e një televizioni të rëndësishëm është një element  kyç  për suksesin e shikueshmërisë së këtij spektakli. Alketa e cila prej pak kohësh është bërë nënë për herë të dytë, thuhet se e ka siguruar kompaninë drejtuese “FremantleMedia” që spektakli do të realizohet në një ekran shumë të njohur në vend.

Thashetheme të ndryshme në qarqet mediatike thonë se Alketa nuk e ka më përkrahjen e atij televizioni që mendonte të kishte, kështu që ajo është në kërkim të një televizioni tjetër.

Se sa i vërtetë mund të jetë ky lajm, presim që të konfirmohet nga vetë prezantuesja kur të kthehet nga pushimet në Itali. (LajmeShqip.com)