Lajme Shqip Tuesday, 26 July 2011 21:25

Arnold Schwarzenegger ka ndryshuar letrat e tij tё divorcit.

Nё letrat e fundit qё ai dorёzoi nё gjykatё mё 20 korrik ai kishte bёrё disa ndryshime.

Dokumentacioni i parё ligjor paraqiste mbёshtetjen e Arnoldit ndaj Marias me mbёshtetje tё plotё ndaj kёsaj tё fundit. Por dokumentat mё tё reja flasin ndryshe.

Çfarё do tё thotё kjo? Kjo do tё thotё qё ai nuk dёshiron ta mbёshtesё ish-gruan e tij me tё gjitha detyrimet monetare tё kёrkuara prej saj.

Nё fillim Arnoldi e pati pranuar njё kusht tё tillё , ndёrsa tani, jo mё.

Duke marrё parasysh se sa e ndjeshme ёshtё çёshtja e tyre, mediat amerikane janё habitur me veprimin e tij, pasi njё veprim i tillё do ta ndizte mё shumё zjarrin. (LajmeShqip.com)