Lajme Shqip Wednesday, 11 May 2011 11:25

Ylli Hollivudian Arnold Schwarzenegger pas 25 vitesh ndahet nga bashkёshortja Maria Kennedy Shriver.

Ato i kanё dhёnё fund martesёs sё tyre 25 vjeçare. Çifti, i cili ka katёr fёmijё, nё njё deklaratё ka thёnё: “Pas një marrëveshje tё madhe mbas reflektimeve, diskutimeve  dhe lutjeve, kemi ardhur në këtë vendim tё pёrbashkёt.”

Sipas gazetarёve nё SHBA, Shriver, mbesa e John Kennedy, u shpёrngul nga rezidenca e Schwarzenegger nё Kaliforni dy javё mё parё. Nё njё video tё muajit tё fundit qё Shriver kishte postuar nё YouTube ku i kёrkonte mendim mbёshtetёsve se si mund tё ballafaqonin tranzicionin nё jetё, ajo nuk e kishte ne dorё unazёn e martesёs. Shriver dhe Schwarzenegger konfirmuan ndarjen e tyre të hënën në mbrëmje, pas pyetjeve për martesën e tyre tё bёra nga Los Angeles Times. Njoftimi erdhi vetёm katёr muaj mbas pёrfundimit tё mbretёrimit shtatё-vjeçar tё Arnoldit si guvernator.

Çifti  tha: “Kjo ka qenë një kohë e njё tranzicioni të madh personal dhe profesional për secilin prej nesh.”

Schwarzenegger dhe Shriver u martuan në vitin 1986 në një ceremoni në afërsi të kompleksit të familjes Kennedy në Massachusetts. Ky ishte njё partnership i pamundshёm: ajo ishte anёtare e dinastisё mё tё madhe demokratike nё Amerikё, ndёrsa ai ishte njё republikan i pёrkushtuar. Megjithatё Shriver ёshtё munduar qё tё ishte njё bashkёshorte besnike. Ajo la punёn e saj si njё prezantuese e fuqishme lajmesh nё NBC pёr tё mbёshtetur Shwarzeneggerin kur ai kandidoi pёr Guvernator tё Kalifornisё, pavarёsisht se kjo gjё nuk e bёnte tё lumtur. Ka qёnё pikёrisht ajo qё i ka ndenjur pёrkrah dhe e ka shpёtuar Arnoldin kur ёshtё akuzuar nga gjashtё gra se do t’ia prishnin fushatёn me tё fshehtat e tij.

Ylli Terminator ka pranuar se “ndonjёherё ёshtё sjellё keq” duke bёrё gjёra qё nuk ka menduar se do tё ishin tё dёmshme. Dhe Shriver pёr t’ju kundёrpёrgjigjur atij tha: “Po ashtu si u them unё fёmijёve tё mi, duhet gjithmonё shumё kurajё qё tё qёndrosh pёrballё dikujt dhe t’i kёrkosh falje.”

Schwarzenegger 63 vjeçar dhe Shriver 55 vjeçare kanё kaluar shumё pak kohё bashkё pasi Arnold e la punёn e guvernatorit.

Ai ka qёnё duke udhёtuar nёpёr botё duke dhёnё fjalime pёr energji tё gjelbёr dhe duke nёnshkruar marrёveshje pёr filma tё rinj, duke pёrfshirё edhe njё film tё ri Terminator.

Në deklaratën e tyre, çifti ka thënë se do të vazhdojnë të punojnë së bashku për t’u kujdesur për fëmijët e tyre Katherine, 21, Christina, 20, Patrick, 18, dhe Christopher, 14.

Ata kanë kërkuar privatsi ndërkohё qё do tё “punojnë në të ardhmen” pёr marrëdhënien e tyre.

Deklarata e tyre nuk ka pёrmendur divorc. Nё fotografi shfaqet çifti gjatё fushatёs sё Schwarzenegger pёr guvernator.