Lajme Shqip Monday, 01 August 2011 14:23

Maria Shriver dhe Arnold Schwarzengger janё fotografuar bashkё gjatё kёsaj fundjave pёr tё festuar ditёlindjen e 64 tё Arnoldit.

Shriver 55-vjeçare, e cila qe nismёtarja pёr nisjen e proçesit tё divorcit muajin e kaluar, ёshtё parё tё drekojё me ish-burrin e saj nё restorantin ‘Casa Roma’ tё djelёn, pёrpara se tё dilnin tё dy bashkё pёr shopping.

Sipas njё burimi tё mbesёs sё Kenedit thuhet se pёr ta rendin e parё e kanё fёmijёt dhe familja pёrpos gjithё tё tjerave. Sipas kёtij burimi thuhet edhe qё Maria me Arnoldin do tё jenё gjithnjё njё figurё e bashkuar kur t’u duhet tё japin mbёshtetjen dhe dashurinё fёmijёve tё tyre.

Kohёve tё fundit familja e tyre, pёsoi njё tronditje pёr shkak tё njё incidenti tё djalit tё tyre tё vogёl Christopher, i cili doli nga spitali javёn e kaluar. Sigurisht qё edhe atёhere prindёrit janё parё bashkё nё spital, pavarёsisht se normalisht kohёn mё tё madhe nё spital e pёrcillte nёna e tij. (LajmeShqip.com)