Lajme Shqip Wednesday, 08 August 2012 10:13

Hollivud – Arnold Schwarzenegger ka pranuar se në rini ka kaluar tre ditë në burgun ushtarak. Artisti mësohet të jetë dënuar gjatë kohës së shërbimit të tij në ushtri sepse ishte larguar pa leje nga kazerma për të marrë pjesë në garat e bodibilding-ut.

Sipas burimeve të Yahoo-së, Schwarzenegger gjatë shërbimit të tij ushtarak 1-vjeçar, është larguar fshehurazi drejt Gjermanisë për të marrë pjesën në garën për përzgjedhjen e të riut më të mirë në bodibilding.

Të paktën sakrifica ja vlejti pasi ai fitoi çmimin e parë në këtë konkurs, pavarësisht se menjëherë si u kthye në kazermë u mbyll në qeli për 3 ditë. Sot e kësaj dite, Arnoldi shprehet se nuk pendohet aspak për veprimin e tij në atë kohë.