Lajme Shqip Tuesday, 13 December 2011 15:15

New York City – Scarlett Johansson ka qenë e ftuara e programit amerikan Today ditën e sotme dhe në intervistën në studio ajo ka rrëfyer shumë nga jeta e saj private, tema të cilat nuk i kishte diskutuar asnjëherë më parë.

Me pamjen e një vogëlushe naïve ajo ka treguar për jetën e saj mbas divorcit me aktorin Ryan Reynolds dhe bërjen publike të fotove të saj private në internet.

“Unë kam qenë vërtetë me fat. Ky vit më ka mësuar shumë gjëra pavarësisht se ka qenë një vit krize për mua. Jam mahnitur që kam gjetur mbështetje dhe dashurinë e njerëzve nga çdo cep, njerëz që nuk e dija që i kisha krah. Gjithashtu kam mësuar se jam tolerante dhe e durueshme mp shumë nga çfarë e njihja veten.

Por edhe falë punës unë kam arritur t’ia hedh stresit. Puna ka qenë si terapi për mua. Kam arritur ta përballoj mjaft mirë stresin e ndarjes mbas dy vitesh martesë dhe vjedhjen e fotografive të mia shumë personale mbi të gjitha falë saj.”

E pyetur se si ndihet kur sheh ish burrin e saj Ryan Reynolds të dashuruar me Blake Lively, nuk ka komentuar shumë përveçse ka thënë që e ka ende të vështirë ta shoh atë me një femër tjetër.

Paksa paradoksal pohimi i saj, pasi ishte ajo vetë e para që menjëherë pas ndarjes u përfshi në një aventurë me aktorin 55-vjeçar Sean Penn.

Scarlett sapo ka mbaruar xhirimet për filmin “We bought a zoo” tek i cili luan sëbashku me aktorin Matt Damon. (LajmeShqip.com)