Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 19:42

Përpara disa ditësh Ryan është shfaqur në tapetin e kuq në shoqëri të Sandra Bullock, dhe me sa duket kjo gjë e ka bërë Scarlett xheloze.

Sipas të përjavëshmes ‘US Weekly’ bukuroshja bjondine e ka kuptuar që duhej të përpiqej të rregullonte marrëdhënien e saj me ish-burrin e saj, kur e ka parë atë të flirtojë me Sandrën. Thuhet se që nga ai moment ka nisur furtuna e telefonatave, për t’u parë dhe takuar, me qëllim për të parë nëse mund të rekuperohet martesa e tyre e ndërprerë përpara disa muajsh.

Ryan nga ana tjetër thuhet se vazhdon të jetë ende i dashuruar me Scarlett, por ka frikë se mos kësaj here ngelet sërish i zhgënjyer prej saj.

Sipas revistës ‘Star’ thuhet se Scarlett është gati t’i japë edhe fëmijën e shumëkërkuar prej tij, me qëllim për të rifituar sërish këtë martesë. A do të mjaftonte kjo për të ndezur sërish shkëndijat mes tyre? (LajmeShqip.com)