Lajme Shqip Tuesday, 10 April 2012 10:50

Scarlett Johansson ka shkëlqyer sërish në bashkëpunimin më të fundit me Dolce & Gabbana. E shndërruar plotësisht me look-un e saj, ajo është një shëmbëlltyrë perfekte e Marilyn Monroe. Aktorja shumë e njohur dhe me famë ndërkombëtare ka shfaqur pikat e saj më të forta.

Kaçurrelat e saj janë stiluar në mënyrën më perfekte të mundshme, duke i dhënë më shumë përparësi bukurisë së saj natyrale dhe duke pozuar më joshëse se kurrë. Stilet e ndryshme të makijazhit, modeli perfekt i flokëve, qerpikët e gjata dhe buzët e kuqe e bëjnë të duket më e bukur se kurrë.

Për sinonim të feminilitetit, me sa duket, Dolce & Gabbana ka bërë zgjedhjen e duhur për këtë Beauty Campaign.

(LajmeShqip.com)