Lajme Shqip Wednesday, 25 April 2012 13:42

Aktorja 27-vjeçare Scarlett  Johansson është paraqitur me një byzylyk të ri, një byzylyk prej tatuazhi.

Një zinxhirë me një pllakë në të cilën dallohet mesazhi “Unë e dua New York City”. Ka qënë US Weekly që ka vënë re këtë risi të aktores gjatë promovimit të filmit të saj “Avengers” nëpër turin botëror.

Scarlett është një presonazh i njohur për dashurinë ndaj tatuazheve, pasi mban në trup edhe dy tatuazhë të tjerë, një në formën e diellit dhe tjetri në formën e dy rrathëve me germën A.

Në lidhje me tatuazhet e saj ajo më parë është shprehur se e bëjnë të ndihet mirë, por që preferon ta mbaj sekret kuptimin që fshihet mbas tyre. (LajmeShqip.com)