Lajme Shqip Wednesday, 02 November 2011 09:30

Ylli hollivudian 26 vjeçar Scarlett Johansson ka thyer heshtjen për fotot e saj nudo të nxjerra në internet dhe është zhveshur për një foto të re studioje.


Aktorja e filmit të njohur “The Lost In Translation” ka thënë se fotografitë ndjellëse janë shkrepur për ish burrin e saj Ryan Reynolds, përpara se ata të ndaheshin në 2010-ën.

Ajo ka thënë: “Ato foto i ishin dërguar atij. Nuk ka asgjë të keqe për këtë. Nuk ishte se unë po pozoja me pamje porno, megjithëse edhe po të kishin qenë të tilla nuk do të kishte qenë asgjë e gabuar.”

Prandaj,  Scarlett me vetëdije të plotë, kësaj here ka pozuar provokueshëm për revistën Vanity Fair që do të dalë në shitje më 4 nëntor.
Për momentin ajo është duke bërë xhirimet për filmin e ri “Under The Skin” në Skoci, tek e cila ajo interpreton rolin e një alieneje. (LajmeShqip.com)