Lajme Shqip Monday, 18 April 2011 08:16

Ky ёshtё ndёr çiftet mё tё pёrfolura, pёr shkak tё diferencёs sё moshёs.

Nuk e dimё se çfarё mund tё quhet mё skandaloze se kjo!… E sapodivorcuara Scarlett Johansson, mbas tre muajsh flirtime ka filluar tё bashkjetojё me aktorin Sean Penn.

Njё burim nga e pёrjavshmja US thotё se Scarlett, 26 vjeçe, ёshtё shpёrngulur nё shtёpinё e Penn-it, 50 vjeç, duke pёrgёnjeshtruar edhe thashethemet pёr njё shtatzёni tё saj. Çifti ka plot 24 vjet diferencё. Pesёdhjetё vjeçari Sean Penn ёshtё edhe babai i dy fёmijёve me ish bashkёshorten e tij Robin Wright, dy fёmijё moshatarё me tё dashurёn e tij tё re.

Por ato nuk janё çifti i vetёm i Holliwood-it me diferencё shumё tё madhe moshe. Demi Moore dhe ish bashkёshorti i saj Bruce Willis, tё dy kanё marrё partner shumё herё mё tё rinj se veten e tyre dhe Hugh Hefner, 24 vjeç, u martua me Crystal Harris 61 vjeçe. S’diskutohet qё bujёn mё tё madhe e ka bёrё ky i fundit, por edhe Scarlett-Penn nuk mbeten pas!