Lajme Shqip Sunday, 21 August 2011 12:47

Nuk ka asnjë lajm për xhirime apo skenar të përfunduar, por aktorja kryesore e këtij seriali Sarah Jessica Parker ka konfirmuar se historia për një sezon të tretë ekziston.

Parker në lidhje me mundësinë e këtij filmi, u shpreh: “Po, ekziston! Unë e di që historia ekziston. Megjithëse është një histori e vogël unë besoj që ajo duhet të tregohet. Çështja është se kur është koha e duhur për të treguar këtë histori?”

Sigurisht që ky lajm do t’i gëzonte simpatizantët e këtij seriali. Në fillim flitej për pjesëmarrjen në serialin e ri të Blake Lively dhe E;izabeth Olsen, por këto lajme u mohuan.
Parkers duket mjaft aktive dhe shpresëdhënëse mes stafit me Kim Katrall, Cynthia Nixon dhe Kristen Davis. (LajmeShqip.com)