Sipas burimeve të “Star Magazine” të dy aktorët hollivudianë të njohur në setin e filmit “The Proposal” duan t’i japin jetë një familjeje të vërtetë.
Ndërkohë vetë Sandra Bullock, vjet pas ndarjes me burrin e saj Jesse James, ka adoptuar Louis 19 muajsh; një eksperiencë që e ka lumturuar aq shumë, saqë dëshiron ta përsërisë.
Pasi ka kaluar një fundjavë të bukur me Sandrën dhe djalin e saj, duket se Ryan-it i është mbushur mëndja që të ketë një fëmijë të tijin, edhe sikur ai të jetë i adoptuar.
A të jenë të vërteta të gjitha thashethemet e tyre? Të shohim, se në Hollivud çfarë nuk ndodh! (LajmeShqip.com)