Lajme Shqip Tuesday, 22 March 2011 07:29

Sandra Bullock, aktorja amerikane me origjinё shqiptare, pasi kaloi njё periudhё shumё tё vёshtirё nga ndarja me bashkёshortin e saj Jesse James nё 2010, duket se ka zbuluar njё mёnyrё pёr ta mposhtur dhimbjen! Bёhet fjalё pёr djalin e saj tё adoptuar kohёve tё fundit, Louis Bando.

Ajo do tё transferohet nё New Orleans qё konsiderohet  sinonim i rindёrtimit. “New Orleans ёshtё qyteti pёr djalin tim; ёshtё qyteti ku njerёzit i respektojnё traditat, dashurojnё muzikёn dhe jetёn”, ёshtё shprehur ajo pёr revistёn ‘People’. Me sa duket Bullock ёshtё pёrkushtuar plotёsisht ndaj dashurisё sё re, djalit tё saj. Njё grua beqare qё pёrveçse tregon njё gjest shumё human, birёsimin e njё fёmije jetim, i pёrkushtohet kёsaj jete duke hequr dorё nga karriera e saj pёr disa kohё.

I urojmё shumё fat nё iniciativёn e saj tё re.