Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 13:08

Lady Gaga ёshtё duke ndёrhyrё edhe nё lojёn FarmVille qё luhet nё rrjetin social FaceBook. Zynga, kompania qё qёndron mbas FarmVille, do tё ndihmojё nё promovimin e albumit tё ri tё Gagas “Born this way”, pёrpara se ky tё dalё zyrtarisht mё 23 Maj.

Ky partneritet do t’i lejojё pёrdoruesit e FarmVille tё luajnё me GagaVille. Ky variant do tё shfaqё elemente tё rinj tё lojёs: kristale tё shumёngjyrshёm, motoçikleta dhe shёnjues tё shndritshёm. Nё datёn 17 Maj do tё dali lista e tre kёngёve tё reja tё Gagёs, tё cilat lojtarёt mund t’i çkodojnё deri nё datёn 20 duke rritur nivelin e tyre nё lojё. Blerja e njё karte Zynga qё kushton 25 dollarё do t’i dhurojё edhe shkarkimin falas tё albumit tё kёngёtares. Zynga ka ofruar edhe lojra tё tjera tё Ville, si psh CityVille, FrontierVille, Mafia Wars, Vampire Wars, tek tё cilat lojtarёt mund tё fitojnё bileta pёr koncertet e Gagas.

Tani nuk do tё ishte mё e çuditshme nёse kёto lojra tё Zynga-s do tё luheshin edhe nga adhuruesit e Gagas. Njё mёnyrё shumё interesante pёr tё rritur popullaritetin dhe shitjet. Deri tani Gaga ka shitur 2 milion kopje tё kёngёve tё deritanishme, ndёrkohё qё FarmVille ka miliona pёrdorues. Kёshtu qё ka shumё tё ngjarё qё tё gjithё tё vёrshojnё drejt FarmVille pёr tё marrё falas kёngёt dhe biletat e saja.