Lajme Shqip Sunday, 07 August 2011 08:26

Aktori hollivudian amerikan Ryan Reynolds ka kaluar tre ditë në komë.
Këtë gjë e ka rrëfyer vetë aktori, ish-burri i aktores, Scarlott Johansson. Ai tregon se kur ka qënë 19-vjeç, pas një feste në Vancouver të Kanadasë, për shkak se ishte i dehur vendosi të mos i jepte makinës, por të kthehej në shtëpi më këmbë.
Fati i tij keq i çon  një shofer të dehur aty afër që e godet gati për vdekje me makinë. Ai u dërgua menjëherë në spital ku ka ndenjur edhe 3 ditë në koma.
Me kockat e tij të copëtuara, gati të thërrmuara, ka ndenjur në tre ditë agonie deri në zgjimin e shumëpritur.
Sot mbas kaq shumë vitesh, e gjithë kjo për Reynolds është vetëm një kujtim i vjetër i jetës së tij. (LajmeShqip.com)