Lajme Shqip Tuesday, 23 August 2011 21:14

Në YouTube përpara 3 ditësh është postuar një video e një sherri që ka ndodhur në mes të rrugës, në New York City gjatë fundjavës.

Disa burra adult shihen teksa zihen në një kryqëzim për një pikturë të vjedhur, deri sa shfaqet dikush që ngjan shumë me aktorin e filmit të famshëm “The Notebook”, Ryan Gosling.

Ai që dukej si Ryan 30 vjeçar, kapërcen rrugën për t’ju drejtuar djemve që ziheshin duke ndërhyrë me kujdes për t’i ndarë dhe duke i drejtuar me xhentilesë drejt trotuarit.

Incidenti është filmuar nga një kalimtar rastësisht, reagimi ekzaltues  i të cilit dëgjohet mjaft mirë teksa kupton se kë kishte qenë duke filmuar. (LajmeShqip.com)