Lajme Shqip Friday, 15 April 2011 10:48

Kur do tё zёnё mend vipat qё kur bёjnё fotografi tepёr intime dhe private, tё sigurohen qё tё mos i humbas aparati fotografik ose karta e memories?

Sipas ‘Radar Online’ viktima e fundit e kёtij budalliku ёshtё Christina Aguilera pasi me qindra foto kanё dalё nё shitje.

Me sa duket dikush ёshtё duke shitur qindra foto tё Aguilerёs pasi ka gjetur kartёn e memories  sё aparatit tё saj nё njё hotel francez, fotografi tё datuara Qershor-Nёntor 2010. RadarOnline pretendon se ka parё 109 foto ndёrmjet atyre qё dikush po pёrpiqet t’i shesё.

Nё kёto foto private pёrfshihen personazhe si Nicole Richie, Lindsay Lohan, i dashuri i saj Matt Rutler dhe momente private tё Aguilerёs me djalin e saj, Max Bratman.

Nuk ёshtё hera e parё qё Christinёs i del jashtёkontrollit publikimi i fotove tё saj private. Po nё Dhjetor tё vitit 2010, njё sёrё fotografish me aktoren duke pozuar nudo u shfaqёn kudo nёpёr internet, investigimin e tё cilave FBI nuk e ka konkluduar.

Nuk ёshtё mё problem fotografia nudo e aktores se sa fotografitё me djalin e saj. Po tё ishte e zgjuar dhe t’i kushtonte vёrtetё rёndёsi privatsisё tё familjes sё saj, do t’i blinte vetё fotot e djalit tё saj Max.