Lajme Shqip Tuesday, 17 May 2011 15:21

Arnold Schwarzenegger rrёfen arsyen e ndarjes me bashkёshorten e tij mbas 25 vitesh, Maria Shriver.

I akuzuar shpesh gjatё karrierёs sё tij diplomatike pёr tradhёti bashkёshortore, mё nё fund ai i ka pranuar akuzat. Ai ka pranuar se ka njё fёmijё 10-vjeçar me njё nga punёtoret e shtёpisё. Kjo gjё ka bёrё qё mbesa e Kennedy-t tё largohet menjёherё nga shtёpia, akoma pa deklaruar mё parё ndarjen.

Nё njё deklaratё tё lёshuar sot pёr Associated Press ai ka thёnё:

“Pasi u largova nga zyra e guvernatorit, i tregova gruas time pёr tradhёtinё time pёrpara njё dekade. Unё e kuptoj dhe meritoj tё gjithё zemёrimin e familjarёve dhe miqve tё mi. i kam kёrkuar ndjesё Marisё, fёmijёve tё mi dhe familjes time. Mё vjen me tё vёrtetё shumё keq.

Unё kёrkoj qё media tё res pektojnё gruan dhe fёmijёt e mi nё kёto ditё tё vёshtira qё po kalojnё. Ndёrsa unё meritoj vёmёndjen dhe kritikat tuaja, familja ime jo.”

Emri i punonjёses sё stafit dhe fёmijёs nuk bёhet publik. Thuhet vetёm se gruaja ka punuar pёr 20 vjet nё familjen e tyre dhe ka dalё nё pension nё Janar.