Lajme Shqip Tuesday, 08 September 2015 21:22

Janë konkurrent të njëri-tjetrit, pasi shkruajnë tekste të këngëve për kolegët e tyre.

Por, kjo nuk e ka penguar Rozana Radin dhe Olti Currin që të kalojnë pushimet verore së bashku, transmeton Telegrafi.

Në fakt, aktualisht dyshja po relaksohet në brigjet turke, përkatësisht në rivierën e bukur të Belekut të Antaliasë.

Kështu së paku na bënë të ditur vetë autorët, të cilët here pas here publikojnë fotografi në llogaritë e tyre të rrjeteve sociale.

Këngëtarja dhe gazetari për herë të pare po kalojnë pushimet bashkë, dhe kjo ka bërë që fansat të dyshojnë se nuk bëhet fjalë për vetëm një miqësi, por një romancë midis tyre.