Lajme Shqip Tuesday, 01 November 2011 13:43

Sipas burimeve të britanikes “The Mirror”, futbollisti portugez Cristiano Ronaldo ka marrë një e-mail me një foto mjaft provokuese të një admiruese të tij, e cila i shprehte shumë qartë dëshirën për të shkuar në shtrat me të. Mbase i turbulluar nga fotografia joshëse e vajzës, në vend që ta fshinte e-mail-in, ja ka dërguar të gjithë miqve në adresarin e tij, përfshirë këtu edhe të dashurës së tij të mrekullueshme, modelen ruse Irina Shayk.


Telefoni dhe e-mail-i i tij ka qenë shumë i ngarkuar nga kontaktet e miqve të tij, që kërkonin një sqarim për ‘materialin’ bujar që i kishte dërguar. I zënë ngushtë nga kjo situatë, ai është detyruar të justifikohet duke thënë se ajo ishte një admiruese e tij dhe që ai ua kishte postuar atyre në vend që ta fshinte.

Sigurisht, i sikletosur për faktin se ja ka dërguar edhe Irinës, Cristiano me siguri po shpreson që ajo të mos bëj hulumtime dhe të kërkoj ballafaqime.

Ronaldo ka nisur lidhjen e tij me modelen ruse që në muajin prill të vitit të kaluar. Thuhet se çifti ka planifikuar të martohet në korrik, në ishullin pranë vendlindjes së tij Madeira, pasi të ketë luajtur për kombëtaren Portugeze, në Kampionatin Evropian të 2012-ës. (LajmeShqip.com)