Lajme Shqip Tuesday, 16 July 2013 15:15

Pas përfundimit të karrierës së pasur më 2011, braziliani Ronaldo ka filluar të bëjë investime në biznese të ndryshme. Ai pritet të blejë këto ditë revistën erotike “Playboy” të versionit brazilian. 
“Playboy” në Brazil shet mbi 250 mijë kopje, që konsiderohet tregu i tretë më i rëndësishëm i kësaj reviste. Shtëpia botuese “Extra”, e cila është pronare aktuale e “Playboy” mendon se me hyrjen e Ronaldos në pronësi të saj, do të rritet interesimi edhe tek sportistet që të prezantohen në këtë revistë dhe mendojnë se dot rritej shitja. 
Ronaldo ka një zinxhirë të palestrave të ushtrimeve, klinikën sportive dhe ndërtesën në të cilën është vendosur Universiteti i Rio De Janeiros dhe një klub i njohur nate. Veç kësaj kompania e tij është pronare e disa patundshmërive nëpër botë, ndërsa nga sponsorët si “Nike”, “Fiat” e “Duracell”, Ronaldo fiton më shumë se 10 milionë euro.