Lajme Shqip Friday, 20 April 2012 07:30

Një studim i thirrjeve telefonike sugjeron që femrat kanë thirrur bashkëshortin e tyre më shumë se këdo tjetër.

Kjo gjë ndryshon kur vajzat e tyre bëhen të rritura mjaftueshëm për të pasur fëmijët e tyre dhe në këtë moment vajzat bëhen personat më të rëndësishëm të jetës së tyre.

Studimi i publikuar në gazetën ‘Scientific Reports’ tregon gjithashtu se burrat i telefonojnë bashkëshortet e tyre më shpesh gjatë 7 viteve të lidhjes dhe më pas zhvendosin fokusin e tyre tek miqtë e tjerë.

Rezultatet vijnë nga një analizë e thirrjeve telefonike të 3 milionë njerëzve. Sipas bashkëautorit të studimit, profesor Robin Dunbar, nga Universiteti i Oxfordit, investigimi tregon se shkëmbimi i bisedave është më i rëndësishëm mes grave sesa mes burrave.

“Është prova e parë me të vërtetë e fortë se lidhjet romantike janë të udhëhequra nga gratë”, ka thene ai për BBC. Madje doktor Dunbar pohon se zbulimi tregon se shoqeria njerëzore po largohet nga modeli patriarkal për t’u rikthyer në një matriarkat. Qëllimi i studimit ishte të shihej sesi marrëdhëniet intime ndryshojnë gjatë jetes së çiftit.

Sipas ketij vezhgimi të dhënat sugjerojnë se në rrënjë marrëdhëniet me të rëndësishme janë ato mes grave sesa mes meshkujve. Marrëdhëniet e meshkujve janë shumë të rastësishme. Ata më shumë funksionojnë në një nivel politik, por në fund të ditës struktura e shoqërisë udhëhiqet nga gratë.

Aktualisht shoqëritë patriarkale vijojnë të jenë të gjalla në vendet ku primare është bujqësia. Por në shoqëritë post-industriale vihen më shumë re shenja të theksuara matriarkale, me në qendër padyshim seksin femër.