Lajme Shqip Monday, 06 August 2012 13:36

Duket se Jennifer Lopez e ka të vështirë të gjejë qetësi në jetën e saj private. Pas deklaratave të herë pas hershme se me Casper Smart është e lumtur, mediat amerikane raportojnë për një krizë të çiftit.

Madje më shumë se kaq, ato flasin për një ndarje të afërt të tyre ndonëse vijojnë ende të jenë bashkë në skenë në turneun botëror të këngëtares. Arsyeja?

42-vjeçarja Jennifer Lopez ka tjetër mënyrë jetese nga i dashuri i saj që nuk është hiç më shumë se 25-vjeç dhe kjo është e kuptueshme!

Smart është shfaqur si një mashkull i përkujdesur për fëmijët e këngëtares dhe aktores Lopez, por ja që kjo nuk mjafton! Mund edhe të jetë ndonjë spekulim mediatik kjo krizë e përfolur e çiftit, por raportohet se Lopez nuk e pëlqen aspak oreksin të çdo lloji të Casper Smart për të marrë pjesë në festa të shfrenuara, siç bëri fundjavën e shkuar kur u fokusua në një klub gay në Nju Jork.

Duket se kjo mënyrë jetese e të dashurit të saj Smart, i krijon jo pak telashe 42-vjeçares e cila tanimë preferon vende të qeta, pa shumë zhurmë dhe larg syve të njerëzve.