Lajme Shqip Sunday, 01 September 2013 13:07

Ajo do të mbahet mend gjatë si banorja më e bukur e “Big Brother 6”. Megjithëse jo me ‘kurorën’ e fitueses në kokë, Rike Roci mori këtë
verë gjithë vëmendjen e medias, duke u kthyer kështu në personazhin më të dashur të kopertinave rozë. Linjat e nxehta dhe tiparet tipike mesdhetare, janë ato që e ndihmuan bukuroshen nga Durrësi të fitonte faqet e para mes dhjetëra personazheve të rëndësishme. Kështu do të ndodhë edhe sot, pasi fotot e pushimeve të Rikes në Ibiza nuk mund të kalojnë pa vëmendje. Imazhet e nxehta të modeles krah të dashurit italian, Luka, publikohen sot për herë të parë në “Bluetooth”.

Dhe jo vetëm kaq! Edhe kjo foto e ishbanores së “BB” me kurriz, që të lë të kuptosh se Rikja po bën plazh ‘topless’. Çifti simpatik ka zgjedhur që të pushojnë në Formentera si fillim, për të vazhduar më tej në Ibiza, ku Luka është i angazhuar me punë si DJ. Marrëdhënia e tyre u vu në pikëpyetje gjatë kësaj vere, duke qenë se Rikja u shfaq e vetme, nën shoqërinë e miqve, teksa pushonte në plazhet e jugut. Por ja tek vijnë këto foto për të shuar çdo thashethem. Vajza bukuroshe do të shfaqet në fillim të sezonit televiziv me një projekt mjaft interesant, nga i cili nuk janë mësuar ende detaje.