Lajme Shqip Wednesday, 03 August 2011 13:25

Kur Giorgio Armani 77-vjeçar u shfaq javёn e kaluar nё plazh me njё trup mjaft tё tonifikuar, tё gjithё fansat e tij apo jo, ngelёn tё habitur nga fiziku i tij.

Por e njёjta gjё nuk mund tё thuhet pёr Roberto Cavallin, i cili ёshtё shfaqur dje nё plazhin e Sardenjas nё Itali. Megjithёse 7 vite mё i ri se Armani, ai nuk dukej aspak nё formё, pёrkundrazi tё jepte pёrshtypjen e njё fiziku tё lodhur nga mosha. Megjithёse ёshtё parё tё tёrheqё barkun pёrpara kamerave, kjo gjё nuk e ka ndihmuar aspak pёr tё treguar gjallёri tё paktёn tё ngjashme si tё Armanit. Mbase Cavalli duhet tё marrё disa kёshilla nga Armani i cili dukej i zhdёrvjelltё nё fizik, pavarёsisht viteve tё tij  mё tё pёrparuara.

Dhe megjithatё fiziku i Cavallit nuk ndikon aspak nё botёn e modёs, pasi ai vazhdon ta trondisё vazhdimisht kёtё fushё me risitё qё i ka ofruar qё nga mosha 30-vjeçare. Madje, nё njё intervistё tё fundit ai ka thёnё se nuk ka ndёr mёnd qё tё tёrhiqet nga kjo fushё tani afёr.

“Megjithёse ndonjёherё ndihem i rraskapitur, nuk mund tё heq dorё pasi jam pёrgjegjёs pёr gjithçka çfarё adhuruesit e mi presin prej meje. Pastaj… moda ёshtё pjesё e ADN-s time, pa tё cilёn nuk jetoj dot. Gjatё gjithё kohёs jam nё kёrkim pёr tё zbuluar diçka tё re.”

Cavalli ёshtё i njohur pёr stilimin me gёzofё kafshёsh dhe ka krijuar njё grup tё madh personazhesh tё famshёm qё e admirojnё. Ai e ka pranuar vetё se preferon tё krijojё veshje mё shumё pёr femra se sa pёr meshkuj.

“Admiruesi im i parё ka qёnё Lanny Kravitz dhe duke marrё shkas nga ai mendova qё tё dizenjoj edhe pёr meshkuj. Burrat nё mbrёmje duken tё gjithё njёsoj, si  pinguina. Nёse pёr gratё mund tё dizenjosh veshje tё ndryshme pёr çdo event, pёr meshkujt mbetet e njёjta veshje: smoking. Prandaj dhe mё pёlqen tё krijoj mё shumё pёr femra.”

Nё pushimet e tij nё Sardenja ai ёshtё parё sёbashku me tё dashurёn e tij Lina Nilson. (LajmeShqip.com)