Lajme Shqip Wednesday, 25 September 2013 14:29

Robert Berisha apo thënë më mirë i fejuari i këngëtares Nora Istrefi, ka hedhur poshtë çdo spekulim që po i bëhet për jetën e tij private. Ai nëpërmjet kësaj interviste dhënë gazetës “Zëri-t” hedh poshtë thashethemet që janë duke qarkulluar në opinion për ndarjen e tij me Norën. 

Pse keni vendosur që pas shumë heshtjeve tani të flisni për lidhjen tuaj me Norën? 
Po, është e vërtetë që nuk kam folur deri më tani për lidhjen time me Norën dhe ja që tani për herë të parë kam zgjedhur gazetën “Zëri” të deklarohem dhe t’u flas adhuruesve të mi për jetën time private, e cila shumë herë është bërë pjesë e shumë thashetheme të ndryshme. Për faktin se jam ndier shumë i revoltuar nga disa portale që për të pasur një spekulim kanë përdorur jetën time private, kam vendosur që të demantoj çdo spekulim që po bëhet për mua dhe të fejuarën time, këngëtaren e njohur Nora Istrefi, me të cilën vazhdoj të kem një lidhje romantike mjaftë të fortë dhe të qëndrueshme. 

Mund të thuhet se këto zëra për ndarjen tënde me Norën nuk janë krejt rastësisht apo jo? 
Edhe ne si çdo çift tjetër kemi zënka mes vete, mirëpo asnjëherë nuk e kemi zhgënjyer njëri-tjetrin sa për të mos u bashkuar prapë. 

Për çfarë zënkash bëhet fjalë më shumë? 
Zënkat tona janë njësoj sikurse tek të gjithë, për gjëra të vogla dhe të kota. Por nëse jeni këmbëngulës për të ditur më shumë, atëherë nuk po hezitoj dhe për të parën herë po deklaroj se zënka më e madhe ka qenë për shkak të punës sime në diskotekën “Ludytis”, pronar i së cilës jam unë. I tërë konflikti ka rrjedhur si pasojë e një SMS-i që më ka ardhur në telefonin tim për të rezervuar pesë vende në diskotekën time, dhe që në fakt këtë e menaxhon Drin Zatriqi. Por kjo SMS nuk ka të bëjë me asnjë femër tjetër, thjeshtë ka qenë nga njerëzit që kanë dashur të jenë pjesë e asaj mbrëmje. 

Sa kohë keni qenë të ndarë me Norën?
Hidhërimi mes nesh ka zgjatur jo më shumë se dy javë, por edhe pse kemi qenë të ndarë mendjen përsëri e kemi pasur tek njëri-tjetri. 

Ka qenë Roberti tip aventurier? 
(Qesh) edhe unë si shumë të rinj kam qenë aventurist, por nga shumë vajza që kam pasur kam zgjedhur Norën dhe në momentin që jam lidhur me Norën nuk ka ndodhur asnjëherë ta tradhtoj. Për mua Nora vazhdon të mbetet vajza më e bukur dhe më e dashur për mua të cilën nuk e ndërroj me askënd tjetër. 

Përse Nora i ka kaluar pushimet vetëm? 
Unë jam mjaft i angazhuar me punë dhe në shumicën e rasteve udhëtoj jashtë vendit. Nora i ka kaluar disa ditë pushimi bashkë me shoqet e saj, por kjo nuk do të thotë se ne nuk kemi qenë bashkë në atë periudhë. Unë kam qenë në Amerikë me një punë time, ndërsa Nora ka dashur që të jetë pak edhe me shoqet e saj dhe kjo nuk ka kurrfarë problemi. Dhe disa portale e kryesisht ato të Shqipërisë e kanë shfrytëzuar këtë periudhë kur Nora ka qenë në pushim dhe unë kam qenë në Amerikë për të na bërë pjesë e spekulimeve. Prandaj edhe kjo më ka shtyrë më shumë të dalë dhe të demantoj në publik. 

Çfarë ka nëse Nora të tradhton me dikë? 
(Qesh) sikur të ndodhë kjo mes nesh, atëherë padyshim se secili nga ne do të kishte vazhduar jetën ndaras. Nëse ajo më tradhton me dikë, patjetër se do të ndahesha, dhe nuk do të hezitoja të flas hapur. Por meqë vazhdojmë të duhemi, nuk ekziston tradhti mes nesh. Unë vazhdoj të kem besim të plotë te Nora, prandaj vazhdoj të jem besnik ndaj saj dhe mes nesh nuk do të ketë asnjëherë tradhti. 

Keni vendosur datën e martesës?
Datën nuk e kemi vendosur ende por padyshim se në një të ardhme të afërt do ta vendosim. Por padyshim se edhe kjo do të ndodhë.