Lajme Shqip Thursday, 05 July 2012 09:10

Në një intervistë të dhënë për revistën britanike ‘GQ’, Robert Pattinson na tregon pak për pëlqimin e tij ndaj Hip Hop-it, si është mësuar të punojë me Frida Giannini për firmën e njohur ‘Gucci’, dhuratat e çuditshme që ka marrë nga fansat, si dhe skenat e seksit që ai ka realizuar.

Në një rrëfim të sinqertë asi tregon se modeli më i shëmtuar i flokëve që ka pasur, ka qenë për një rol në filmin e Salvador Dalit, një rol në të cilin atij ju desh të vendoste eksteishën për të formuar balluke.

“Oh, ky ishte një model që më bënte të ndihesha shumë i çuditshëm!” ka thënë Pattinson.

Gjithashtu aktori britanik luan rolin e miliarderit Eric Parker nëfilmin ‘Cosmopolis’, një dramë e realizuar në ‘New York’ dhe që do të shfaqet në një të ardhme të afërt. Roli i tij në këtë film është i shoqëruar me një këngë hip-hop ‘Definitly Ol’ Dirty Bastard’.

Duke folur për skenat e seksit në film, ai e pranon që të realizosh një skenë të tillë nuk është e thjeshtë. Juliette Binoche është një nga aktoret e mia të preferuara për të realizuar skena të tilla, pasi me atë nuk ndjehesh fare në siklet dhe realizimi del ashtu siç kërkohet. Në atë çfarë mësoi duke punuar me Frida Giannini, Robert Pattinson tha, “Do t’ju duket qesharake, por ajo më mësoi një gjë, me firmën Gucci duhej të ruaja gjithmonë kontakte të mira. Ata janë absolutisht të mahnitshëm, sa here që do të kesh nevojë, do të gjinden pranë teje”.

Një temë tjetër që Pattinson ka prekur në këtë intervistë është ajo e dhuratave më të çuditshme që ka marrë nga fansat e tij. “Që ditën që unë kam lënë duhanin kam filluar të mbajë shkopinj dhëmbësh në gojë. Me sa duket kjo gjë ka rënë në sy të fansave dhe në Berlin tek po kaloja në tapetin e kuq, rreth 20 njerëz po me prisnin me një sasi të madhe shkopinj dhëmbësh të paketuar. Kjo situatë ka qenë pak e çuditshme për mua”, ka treguar aktori nën buzëqeshje. (LajmeShqip.com)