Lajme Shqip Saturday, 04 February 2012 11:15

Këngëtari i famshëm britanik Robbie Williams, i njohur për problemet e tij në të kaluarën me varësinë ndaj alkoolit dhe drogës, është bërë shënjestër kritikash për lojën pokër që ka aplikuar në faqen e tij zyrtare.

I akuzuar për nxitjen e të rinjve për të marrë pjesë në lojën e pokerit në ueb-faqen e tij, mijëra fansa të tij kanë marrë e-mail-in ftues për t’ju bashkuar asaj loje me të. E-mail-i i cili është dërguar pa marrë parasysh moshën, ka revoltuar opinionin mediatik britanik, të cilët janë shprehur të habitur për veprimin e tij, pasi ai më shumë se kushdo e di mjaft mirë se si përshkallëzohet dëshira e kësaj loje për t’u shndërruar më pas në një varësi totale e karakterit të njeriut.

Përkundër të gjithave, mediat shprehen se janë të bindur që Robbie Williams çdo cent të fituar prej kësaj loje të lëshuar në ueb-in e tij, e çon në bamirësi, pikërisht për ato njerëz që kanë nevojë të rikuperohen nga varësi të tilla.

Këngëtari milioner 37-vjeçar, deri tani nuk ka reaguar ndaj kritikave për të. (LajmeShqip.com)