Lajme Shqip Monday, 18 July 2011 18:32

Ylli i grupit Take That, Robbie Williams, i ka kaluar 72 orёt e fundit vetёm duke vjellё. Kёtё gjё ai e ka mbajtur tё fshehtё ndaj kolegёve tё tij, deri sa gjёndja e tij dehidratuese ёshtё bёrё aq shumё shqetёsuese, sa qё ёshtё shtruar menjёherё nё spital pёr tё marrё ndihmёn e shpejtё.

Ai ka pёsuar helmim nga njё ushqim qё ka ngrёnё nё hotel. Pёr shkak tё shtrimit tё tij nё spital dhe gjёndjes ende tё pastabilizuar, Robbie ka postuar njё fotografi tё tijёn nё rrejtin social Blog, duke i kёrkuar shumё ndjesё fansave tё tij qё nuk kishte mundur tё merrte pjesё nё koncertin e radhёs. Dhe jo vetёm kaq, por edhe pёr faktin se atё e kishin shoqёruar nё spital Jason dhe Mark, tё cilёt pёr arsye tё disa proçedurave pёr sigurimet shёndetёsore, janё vonuar pёr afatin e koncertit duke bёrё qё i gjithё koncerti tё anullohej.

Turi i radhёs sё Take That ёshtё nesёr nё Amsterdam, prandaj dhe Robbiet i urojmё shёrim sa mё tё shpejtё, sepse nё tё kundёrt grupi do tё pёrballet me mё shumё se dy koncerte pёr rimbursimin e biletave ndaj fansave. (LajmeShqip.com)