Lajme Shqip Tuesday, 26 April 2011 07:18

Nё sezonin e fundit tё X-Factor kёtё vit nё Itali, grupi i rilidhur Take That ishte i ftuar nё studio e kёtij show-i.

Pikёrisht ato ditё Robbie i ka shfrytёzuar pёr tё shёtitur nё Milano dhe aq shumё ёshtё dashuruar mbas atij vёndi sa ka vendosur tё blejё njё shtёpi. Dhe çfarё shtёpie se?! Njё kat tё tёrё nёn çati me 260 metra katror nё qёndёr tё San Babilas, me pamje mbi Madonninёn.

Kёtё gjё e ka raportuar revista ‘Novella 200’, ku sipas tё cilёs shtёpia pёrbёhet nga pesё dhoma gjumi, njё dhomё ndenje, kuzhina dhe njё terracё prej 100 metrash katror. Mobilimi i brendshёm ёshtё i stilit anglez dhe e gjithё kjo pёr njё shumё modeste pёr kёngёtarin miliarder, pёr tetё million e dyqind mijё euro.

Me sa duket kёtё gjё e ka vlerёsuar edhe gruaja e tij Ayda Field, e cila mund tё kёnaqet edhe me lagjen pёrreth shtёpisё duke bёrё shopping.

Robbie shpreson qё çdo gjё tё ketё pёrfunduar sё shpejti, me qёllim qё shtёpia tё jetё nё dispozicionin e tij nё Korrik, atёhere kur do tё vij edhe me Take That pёr turin e tyre.