Lajme Shqip Tuesday, 06 September 2011 13:27

Mund të duket e çuditshme që një këngëtare kaq profesioniste të ketë kaq shumë emocione përpara se të ngjitet në skenë.

Për revistën “Vogue” ajo rrëfen se përzierja e stomakut të saj përpara këtyre evenimenteve tashmë është kthyer si një ritual për të.

“Gjithnjë vjell përpara se të ngjitem në skenë. Por asnjëherë në skenë! Më shkojnë shtatë nga çfarë do eventi.”

Nuk është hera e parë që Adele rrëfen mendimet dhe ndjenjat e saj me kaq sportivitet… Duke marrë parasysh moshën e saj 23 vjeçare dhe paraqitjen e saj memoriale që presin të gjithë, normalisht që ajo do të ndihet nën ankth. Gjithësesi, sa më shumë stres ka, aq më shumë e shijon koncertin, ka thënë ajo. (LajmeShqip.com)