Lajme Shqip Tuesday, 06 August 2013 16:14

Këngëtarja me origjinë kosovare, Rita Ora, në rrjetin e saj “Facebook”, ka thënë se i urren personat që thonë se Kosova është pjesë e Serbisë.
Këngëtarja me fame botëror, e cila jeton në Londër, po ashtu ka thënë së Kosova është një komb i pavarur dhe nuk dua që askush të thotë që Kosova është Serbia sepse unë vi nga Kosova,
“Unë i urrej atë persona kur thonë se Kosova është pjesë e Serbisë. Kosova tani është një komb i pavarur, Kosova që nga viti 2008 është i pavarur nga Serbia. Pra, unë jam nga Kosova, Shqipëria”, ka shkruar Rita Ora në “Facebook”, transmeton Zëri.