Lajme Shqip Wednesday, 05 June 2013 15:38

Rita Ora ka marrë çmimin si “Artistja më e mirë e vitit”, në ceremoninë “Glamour Woman of the year 2013”, që është mbajtur një natë më parë në Londër.

Këngëtarja edhe kësaj radhe nuk ka harruar që të qëndrojë pranë “gruas” së saj, Cara Delevigne. Edhe pas kësaj feste, ato kanë kujtuar momentet më të mira në rrjetin social Twitter.

“Shumë krenare me ty Rita. Punë e paqme”, ka shkruar Cara në Twitter, ndërkohë Rita ka shkruar se ka qenë një moment i paharrueshëm.

“Nuk jam ndjerë asnjëherë kështu. Por ishte një ndjenjë e mrekullueshme”, ka shkruar Rita Ora.