Tabloidët amerikanë thonë se njëri ndër çiftet më të famshme të showbusiness-it është para ndarjes.
In Touch shkruan se Beyonce është e gatshme të ndahet nga reperi Jay Z pas shtatë viteve martesë, transmeton Klan Kosova.
Beyonce është mërzitur nga shtihimi se çdo gjë është në rregull. Miqve u ka thënë se martesa ka marrë fund, transmeton klankosova.
Ajo nuk e mban më unazën e martesës dhe e ka larguar tatuazhin që e kishte bërë kur ishte martuar.
Sipas një burimi të tabloidit, këngëtarja e di shkakun.
“Në fillim të verës, Beyonce i kishte zbuluar disa mesazhe të dyshimta në telefonin e Jay Z, prandaj dyshon se bashkëshorti i saj e ka tradhtuar me ndonjëren prej kolegeve të saj – Rita Ora dhe Rihanna”.
Mirëpo. Rita Ora i ka hedhur poshtë këto akuza duke thënë se janë ofenduese për Beyonce.