E veshur me fund të bardhë me vija ngjyrë hiri, e kombinuar edhe me një bluzë me po të njëjtat ngjyra. Është kjo Rita Ora e cila po vazhdon të befasojë me stilin e saj të veshjes në skenë dhe jashtë saj. Gjatë “Virgin Media’s V Festival”, i mbajtur të shtunën, ajo, me veshjen e saj të lakmuar, ka zbuluar edhe barkun e tonifikuar. Poshtë mbante veshur një palë çizme të stiluara deri mbi gjunjë, shkruan Zëri.
“Daily Mail”, në raportin e saj, thotë se ajo nuk i zhgënjeu fansat me performancën e saj pasi u tregoi atyre duke u hedhur rreth skenës se sa shumë energji ka.
Ajo ishte e pranishme në këtë koncert pavarësisht se pak ditë më parë ishte e shtruar në spital për shkak të një infeksioni në grykë, pas pushimeve që i kaloi në bregdetin e Malit të Zi.
|

25 June 2014 13:45
12 June 2014 16:00
1 May 2014 12:40
30 April 2014 14:09
17 April 2014 18:28
17 April 2014 12:31
15 April 2014 18:29
15 April 2014 17:23
14 April 2014 15:13
12 April 2014 13:30