Lajme Shqip Thursday, 24 October 2013 15:00

Këngëtarja shqiptare Rita Ora është duke punuar shumë rreth albumit të saj të dytë që do të titullohet “BACK TO BASICS”.

Krijuesja e hitit “R.I.P” ka treguar se për albumin e ri ajo është inspiruar nga artistë të shumtë, siç janë Prince dhe Chaka Khan, me të cilët ishte inspiruar edhe për albumin e vitit 2012 “ORA”.

“Më duket sikur po realizoj albumin tim të parë për juve dhe të gjithë botën, sepse me të vërtetë po punoj shumë rreth incizimeve. Unë jam rritur duke dëgjuar muzikën që këngëtarët po lansojnë kohët e fundit” – tha ajo për “Bloomingdales”.

Ora pritet të lansojë albumin e saj të dytë para përfundimit të vitit 2013./koha/