Lajme Shqip Sunday, 13 September 2015 20:19

Para performancave të nxehta me Chris Brown, këngëtarja me prejardhje shqiptare Rita Ora është parë në një darkë me ish anëtarin e grupit “One Direction”.

Më pas Ora dhe Brown u panë së bashku në një performancë shumë provokuese në show-un e njohur të Jimmy Kimmel.

Menjëherë pas paraqitjes në këtë show, fansat e të dyja palëve filluan të supozonin për një lidhje të mundshme mes tyre, ndoshta diçka më shumë se thjesht kolegialitet ose biznes.

Të dy janë akoma të heshtur  për të pohuar ose mohuar një gjë të tillë, transmeton Klan Kosova.

Disa ditë më parë ishin përhapur edhe thashetheme nëse ka diçka mes Orës dhe Zayn Malik, të cilët ishin parë në disa ngjarje së bashku.

Por shumë shpejt pas titujve bombastik për këtë në mediat rozë, këngëtarja reagoi duke thënë se kjo nuk ka shanse të ndodhë.

“Zayn është shumë i bukur, por kjo nuk mund të ndodhë. Ne punojmë së bashku në një ekip. Ai është një djalë i mrekullueshëm” tha ajo në një intervistë në radio, transmeton Klan Kosova.

Në ndërkohë Zayn ka qëndruar i heshtur.

Për tu kthyer sërish te Chris Brown me të cilën këngëtarja Ora ka realizuar së fundmi edhe duetin “Body On Me”.

Nuk dihet nëse lëvizjet e tyre ishin gjithçka e menduar dhe pjesë e koreografisë apo një kimi natyrale që ka lindur mes të dyve.