Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 11:12

Rita Ora është parë në një darkë me ish anëtarinë e grupit “One Direction”, Zayn Malik.

Disa ditë më parë ishin përhapur edhe thashetheme nëse ka diçka mes Orës dhe ish-anëtarin e bendit, “One Direction”, Zayn Malik. Por shumë shpejt ka reaguar këngëtarja shqiptare në lidhje me këto thashetheme, transmeton Telegrafi.

“Zayn është shumë i bukur, por kjo nuk mund të ndodhë. Ne punojmë së bashku në një ekip. Ai është një djalë i mrekullueshëm”, tha ajo në një intervistë në radio.

Kujtojmë se këngëtarja shqiptare pas vallëzimit provokativ me reperin amerikan, Chris Brown me rastin e lansimit të këngës së tyre të re, “Body on me”, ishin përhapur spekulime se kjo dyshe po flirtonin.