Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 09:14

Rita Ora është duke punuar shumë kohëve të fundit për të promovuar turneun e saj të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dhe Ora ka siguruar që të ketë vëmendjen e plotë derisa u pa në një klub nate në Hollywood.

24 vjeçarja kishte veshur një palë pantollona të portokalltë me shenja të hënës dhe diellit dhë një palë sutjena ngjyrë hiri, transmeton Klan Kosova.

Për ta kombinuar pamjen e saj dhe stilin e veçantë për të cilin edhe njihet, Ora kishte veshur edhe një palë atlete dhe një palë vathë në formë zemre.