Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 13:12

I publikuar vetëm në versionin audio, bashkëpunimi i Rita Orës me Chris Brown është mirëmpritur mjaft mirë nga publiku.

Rita ka paralajmëruar se do të jetë e përfshirë në disa skena të nxehta me Chris Brown në videoklipin e kësaj kënge, gjë që e ka inatosur shumë ish të dashurën e reperit, Rihannën, transmeton Telegrafi.

Ka qenë vetë Brown që në llogarinë e tij në “Instagram” ka publikuar një imazh nga video, ku shihen shumë të afërt me këngëtaren shqiptare, për ta fshirë vetëm pak minuta më pas.

Videoklipi i këngës “Body on me” do të publikohet më datën 21 gusht.