Lajme Shqip Wednesday, 16 September 2015 13:41

Në New York po vazhdon të mbahet java e modës, ku pjesëmarrëse ishte edhe Rita Ora.

Këngëtarja dukej e mrekullueshme në eventin e stilistes së njohur Vera Wang e veshur me një fustan të zi thuajse transparent.

Por ajo që ra në sy ishte vendi ku ishte ulur. Në rreshtin e parë ku ndodhej artistja me origjinë shqiptare, ishte edhe motra e ish të dashurit të saj, Rob Kardashian, Kylie Jenner.

Marrëdhënia e dy bukurosheve mbetet akoma e acaruar që nga ndarja e ashpër e Ritës me Rob.

Të dyja kanë shmangur kontaktin me njëra tjetrën, dhe janë argëtuar përkrah njerëzve të tjerë në këtë event.