Lajme Shqip Friday, 14 August 2015 11:13

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Rita Ora pavarësisht që është “sharë” nga kolegu i saj, ASAP Rocky në këngën e tij më të re “Better Things” duket se ka vendosur që këtë punë ta merrë me qetësi.

24 vjeçarja e cila aktualisht është e zënë duke promovuar turneun e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shprehur se këto komente nuk kanë ndikuar në jetën e saj personale.

“Nuk jam duke e shikuar këtë si diçka që po më shqetëson, në të vërtetë as nuk ma ndien fare” tha ajo në një intervistë për radion Hot 97, transmeton Klan Kosova.

“Më intereson më shumë karriera ime se sa çdo gjë tjetër, Por megjithatë nuk dua që njerëzit të mendojnë se është në rregull të flasësh për femrat në atë mënyrë”

Ora gjithashtu ka shtuar se ndiher krenare për gjithçka në jetën e saj andaj nuk e ka ndërmend të merret me muhabetet e të tjerëve.

“Nuk më intereson se çka thonë për mua.Jam shumë e lumtur me gjithçka çka kam, jam e lumtur për atë çfarë jam dhe çka prezantoj”.

Kënga e reperit është lansuar në muajin maj dhe flet për këngëtaren duke u shprehur edhe se dikur ata ishin në një lidhje.