Lajme Shqip Tuesday, 03 April 2012 20:14

Këngëtarja, Rita Ora, e cila sipas shumë medieve ndërkombëtare gjatë këtij viti do të jetë ylli i 2012-s, ka publikuar në kanalin virtual YouTube, videon në të cilën tregon se si për më pak se një vit është ngritur në majat e top listave britanike dhe amerikane. Përmes kësaj videoje gati tre minutash, Rita tregon sesi kur ka qenë 18 vjeç ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike më të njohur në botë që e menaxhon Jay Z, “Rock Nation”.

“Kam nënshkruar një kontratë me Rock Nation kur isha 18 vjeç. Isha duke punuar në një dyqan atletesh dhe tani jam nën shoqërinë e njerëzve talenti i të cilëve më çmend”, ka thënë Rita.

E që në fillim të kësaj videoja, 23 vjeçja tregon për diçka që atë e bënë krenare. Rita thotë në videon “Të bëhesh Rita Ora”, se ka lindur në Kosovë por që është tipike vajze londineze. 
“Kam lindur në Kosovë por defintivisht jam një vajze tipike londineze dhe prezantoj  Britaninë por gjithmonë do ta kem në zemër Kosovën”, ka thënë Rita. Sipas saj, në moshën 8 vjeçare ajo ka incizuar këngën e parë.
“Muzika është një shpërfaqje e personalitetit tim, ajo çfarë jam unë. Dua që njerëzit të kënaqen me muzikën time dhe nëse e bëjë dikë të qesh me muzikën time atëherë gjithçka është në rregull”, ka thënë Rita. “Për mua muzika duhet të jetë një gjë e mirë, ta dëgjosh me shoqërinë, të të prek emocionet dhe të vallëzosh me të. Është kjo ajo çfarë kam dashur të bëjë”, ka shtuar ajo.

Sipas Ritës, njerëzit nuk e definojnë atë si një artiste e zakonshme.

“Unë kam personalitetin tim. Kam qenë duke përgatitur këngën e parë ka dy vite dhe tash besoj se kur njerëzit e dëgjojnë ta pëlqejnë”, ka thënë Rita. E publiku lërë që e pëlqen por janë të çmendur pas këngës se saj “Party and Bullshit” që para disa muajsh ka qenë në vendin e parë në Britani si kënga më e dëgjuar. (LajmeShqip.com)