Lajme Shqip Friday, 11 September 2015 13:44

Thashethemet thonë se Rita Ora është në romancë me Zayn Malik, ish anëtarin e grupit te njohur One Direction.

Sipas Daily Mail, 24 vjeçarja dhe 22 vjeçari, të cilët menaxhohen nga i njëjti staf, janë parë duke darkuar së bashku në një restorant japonez në Hollywood, duke ngjallur dyshimet se kanë nisur një romancë dashurie, transmeton Telegrafi.

Gjithsesi, një burim për Daily Mail, deklaroi se në atë darkë, që ishte organizuar menjëherë pas një episode të X-Factor, kishte edhe shumë personazhe të tjerë dhe se mes të dyve nuk ka asgjë romantike.

Kujtojmë se dje mediat raportuar se Beyonce dhe Jay-Z janë pranë shkurorëzimit, ndërsa fajtor i ndarjes së tyre ishte këngëtarja shqiptare, e cila ka hedhur poshtë këto pohime duke thënë se s’ka asgjë të vërtetë.