Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 15:56

Rita Ora ka pranuar se flirton vazhdimisht me meshkuj.

Këngëtarja ka folur hapur rreth flirtimeve me djemtë e “ X Factor”, duke thënë se këtë gjë e bën thjesht për t’i vënë në siklet ata.

“Edhe kur jam në shtëpi, më pëlqen shumë të flirtoj. Unë thjesht bëj shaka, por disa njerëz e marrin seriozisht. Unë veproj në këtë mënyrë pasi i bëj ata të ndihen në siklet”, ka thënë Rita.

Por, kjo gjë po i kthehet me të njëjtën monedhë bukuroshes me prejardhje shqiptare, pasi djemtë e audicioneve kanë filluar të flirtojnë me të.

Ndryshe, Rita për momentin po shijon suksesin e këngës “Body on me”, të cilën e solli në bashkëpunim me reperin Chris Brown, këngë kjo që u prit mjaft mirë nga publiku.